Flash News

E-TJERA

Goditet grupi i trafikut të drogës në Berat, mes të arrestuarve edhe nipi i deputetit të PS

Goditet grupi i trafikut të drogës në Berat, mes të

Është goditur një grup kriminal që merrej me shitjen e lëndës narkotike të llojit kanabis sativa në Berat dhe Kuçovë. Në pranga janë vënë 4 pjesëtarë të tij: Jurgen Kollçaku, Gjergji Braha, Kleo Doko dhe Sherif Isaj.

Nga provat e siguruara nga ky operacion, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”. Dyshohet se të arrestuarit vepronin si një grup kriminal për shpërndarjen dhe shitjen në doza të kanabis sativa-s.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e këtyre shtetasve, u gjetën sasi lënde narkotike cannabis sativa, 3 armë të ftohta (2 thika dhe 1 përforcues grushti) dhe municion luftarak.

Mes të arrestuarve, është edhe Jurgen Kollçaku, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku.

Të katërt u arrestuan nga policia pas një hetimi dhe ndjekje dy mujore.

Të fundit