Flash News

E-TJERA

Trafik armësh dhe prodhim narkotikësh/ Goditet grupi kriminal në Fier, arrestohen 4 persona me rrezikshmëri të lartë

Trafik armësh dhe prodhim narkotikësh/ Goditet grupi kriminal në

Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë goditur një grup kriminal në fushën e trafikut të armëve dhe drogës. Në pranga janë vënë 4 persona.

Aktiviteti kryhej në disa qytete të vendit, si Fier, Lushnjë, Durrës, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në disa raste armët siguroheshin nga Kosova dhe futeshin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër në PKK Morinë. 

Gjatë operacionit u ushtruan 8 kontrolle banesash, 2 kontrolle në ambiente të dyshuara për magazinim të armëve dhe të municionit luftarak, si dhe 3 kontrolle automjetesh.

Është proceduar në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga Peshtani.

“Gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan: 4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë); 3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 5000 fara kanabisi; 2 radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke; 3 automjete dhe 10 celularë.

“Në banesën e shtetasit N. O., në Durrës, u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ky shtetas tentoi ta hidhte nga dritarja, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.   

Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit:

B. B., 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;   

N. O., 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

Q. Sh., 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;

B. B., 33 vjeç, banues në Divjakë. 

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i arrestuar më parë për kundërshtim të punonjësve të Policisë. 

Nga hetimet rezulton se ky grup vepronte i organizuar, me qëllim trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, për t’i shitur më pas tek individë të përfshirë në veprimtari kriminale. 

B. B dhe Q. Sh. ishin organizatorët e grupit. Anëtarët e tjerë kishin rol në sigurimin e armëve dhe në gjetjen e klientëve.  Njëkohësisht, kryetari i grupit, B. B., organizonte kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit”, deklaroi në një konferencë drejtori i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj.

Të fundit