Flash News

E-TJERA

Goditet grupi kriminal shqiptar në Zvicër, 27 në pranga, çfarë u sekuestrua

Goditet grupi kriminal shqiptar në Zvicër, 27 në pranga,

Një grup kriminal shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Zvicër. Bëhet fjalë për 27 anëtarë të cilët dyshohet se se janë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës.

Sipas mediave të huaja, Në total janë sekuestruar 14,5 kilogramë kokainë, tetë kilogram heroinë, tre kilogram marihuanë dhe u sekuestruan rreth 160 mijë franga.

Autoritetet vendase raportojnë se është një grup kriminal shqiptar aktiv në trafikun ndërkombëtar të drogës nga prilli 2020 deri në mars 2021. 27 të arrestuarit dyshohet se vepronin përmes kanalit të Lucernit.

Droga shitej në të paktën 13 kantone dhe tregtia ishte e organizuar në mënyrë profesionale.

Vetëm në kantonin e Lucernit, policia arrestoi pesë burra dhe një grua nga Shqipëria. I pandehuri kryesor rezulton të ketë trafikuar 82 kilogramë kokainë dhe bashkëpunëtori i tij 31 kilogramë.

Autoritetet kantonale të hetimit penal e kryen hetimin në bashkëpunim me Policinë Federale Kriminale dhe Ministrinë Federale të Çështjeve Publike.

Të fundit