Flash News

E-TJERA

Goditet laboratori i falsifikimit në Korçë, prodhonte dokumente për në Britani, SHBA dhe BE; tre në pranga

Goditet laboratori i falsifikimit në Korçë, prodhonte dokumente

Është goditur një rast i falsifikimit të dokumenteve në Korçë. Laboratori merrej me prodhimin e diplomave, mjeteve të identifikimit, pasaportave dhe lejeve të qëndrimit për shtetas shqiptarë dhe të huaj, me qëllim lëvizjen drejt Britanisë së Madhe, SHBA-ve, Kanadasë dhe vendeve të SCHENGEN.

Në pranga janë vënë tre persona: Th. Sh., 60 vjeç; B. D., 52 vjeç dhe A. R., 57 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin 300-10.000 euro për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e konsiderueshme dokumentesh të huaja dhe shqiptare të dyshuara të falsifikuara (karta identiteti, pasaporta amerikane, franceze, greke, gjermane, bullgare, leje qendrimi, leje drejtimi, diploma shkolle); fotokopje dokumentesh të huaja; pajisje kompjuterike; makineri prodhimi dhe plastifikimi; vula, simbole, emblema të shteteve të huaja; automjete; shuma parash të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Njoftimi:

Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara. Finalizohet megaoperacioni policor i koduar “The counterfeiters”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, pas hetimeve 5-mujore.

 Zbulohet dhe goditet një grup kriminal që prodhonte dhe pajiste me dokumente të falsifikuara udhëtimi, identifikimi, diplomimi, leje drejtimi dhe qendrimi, shtetas shqiptarë dhe të huaj për të udhëtuar në hapsirën SCHENGEN, Shba, Kanada, Angli etj. Vihen në pranga 3 shtetas të cilët e ushtronin këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës 300-10000 euro. Sekuestrohen qindra dokumente të falsifikuara, fotokopje dokumentesh të huaja dhe shqiptare, të dyshuara të falsifikuara, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe plastifikimi, vula, simbole, emblema të shteteve të huaja, automjete, shuma parash të siguruara nga ky aktivitet.

– Th. Sh., 60 vjeç; B. D., 52 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu po në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

– A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni në banesat e dy shtetasve Th. Sh. dhe B. D., dhe në automjetin e këtij të fundit, gjetën pajisje kompjuterike, makineri plastifikimi, fotokopje dokumentesh të huaja dhe një shumë parash. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. R., u zbulua një ambient i përshtatur si laborator për prodhimin e dokumenteve të ndryshme shqiptare dhe të huaja të falsifikuara. Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, kundrejt pagesave të konsiderueshme nga 300 euro deri në 10000 euro, prodhonin dhe ju shisnin personave të interesuar, shqiptarë dhe shtetas nga vendet e treta, dokumente shqiptare dhe të huaja, të falsifikuara, për të udhëtuar në hapsirën SCHENGEN, Shba, Kanada, Angli etj.

Të fundit