Flash News

E-TJERA

Shkatërrohet laboratori i drogës në Greqi/ Pranga tre shqiptarëve, mes tyre edhe një grua

Shkatërrohet laboratori i drogës në Greqi/ Pranga tre

Një nga bandat më aktive të drogës në Atikë është shkatërruar nga policia greke në Galatsi. Mediet greke raportojnë se dy burra dhe një grua, të tre me origjinë shqiptare, kanë rënë në prangat e policisë greke.

Gjatë kontrollit nga policia u gjetën më shumë se 21 kilogramë e 530 gram heroinë, armë zjarri, 11 fishekë, 13.520 euro dhe 30.000 lekë shqiptare, dy makina, 2 peshore elektronike precizem 7 telefona celularë dhe pajisje të plota laboratorike të barnave (shtypës, trazues, etj.)

Të arrestuarit janë përkatësisht: një burrë 33-vjeçar që merrej me organizimin e punës dhe koordinimin e trafikut të drogës; një 36-vjeçar që ishte përgjegjës për transportin dhe ruajtjen e parave nga shitja, si edhe një 60-vjeçare që ruante laboratorin e prodhimit të drogës.

 

Të fundit