Flash News

E-TJERA

Goditet një rast i shfrytëzimit për prostitucion në Tiranë, tre në pranga

Goditet një rast i shfrytëzimit për prostitucion në

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit për prostitucion dhe në pranga kanë rënë tre persona.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Compensation’.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’;

- E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale ‘Prostitucioni’;

- Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale ‘Prostitucioni’.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët”, njofton policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit