Flash News

E-TJERA

Goditet një rrjet p*ostitucioni në Vlorë, shpallet në kërkim një ukrainase

Goditet një rrjet p*ostitucioni në Vlorë, shpallet në
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe goditur një rrjet prostitucioni në qytet, duke shpallur në kërkim një 35-vjeçare ukrainase, e cila dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion dy bashkatdhetare të saj.

Operacioni policor i koduar “Missed Call” çoi në identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetases M. Sh., 35 vjeçe, e cila bashkëpunonte me shtetasen ruse K. A., e shpallur në kërkim më 3 shkurt. Të dyja dyshohet se administronin një apartament në lagjen “Pavarësia”, ku shfrytëzonin dy gra ukrainase për prostitucion.

Apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasja ruse, ndërsa dy ukrainaset që ushtronin prostitucion janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia po vijon operacionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Të fundit