Flash News

E-TJERA

Goditet organizata italo-shqiptare në Ibiza/ 32 të arrestuar, sekuestrohet drogë dhe pasuri me vlerë miliona euro. Detaje

Goditet organizata italo-shqiptare në Ibiza/ 32 të arrestuar,

Policia spanjolle ka goditur një bandë italo-shqiptare. Gjithësej u lëshuan 32 urdhër-arreste, përfshirë shtetas italianë, shqiptarë dhe hungarezë.

Mediat spanjolle japin detaje nga operacioni, ku u kryen kryer 42 kontrolle pronash, 38 në Ibiza, 1 në Barcelonë, 2 në Malaga dhe 1 në Tenerife.

Droga e sekuestruar arrin në 18 kilogramë metamfetaminë me të cilën mund të ishin prodhuar 870 mijë pilula ekstazi, 4.5 kilogramë kokainë, një plantacion kanabisi, me 600 bimë marihuanë, sasi të konsiderueshme substancash të tjera dhe mjete që nëvojiteshin për trafikun e drogës.

Goditet organizata italo-shqiptare në Ibiza/ 32 të arrestuar,

Gjithashtu janë konfiskuar dy armë zjarri, 330 mijë euro dhe 23 automjete luksoze. Policia ka bllokuar 116 llogari rrjedhëse dhe 15 prona të përdorura për pastrim parash.

Vlera e lëndës narkotike ishte 4.1 milionë euro, ndërsa e pasurive të sekuestruara afro 22 milionë euro.

Kjo organizatë ka lidhje me 'Ndrangheta'. Trafiku i lëndës narkotike bëhej në shkallë ndërkombëtare. Por sestinacioni i drogës ishte kryesisht Italia dhe Spanja dhe vinte direkt nga Amerika e Jugut.

Anëtarët e kësaj organizate shquhen për përdorimin e dhunës, kanë përdorur metoda si tortura, madje kanë kryer edhe vrasje në Itali.

 

Të fundit