Flash News

Ditari i Opozitës

Deklaratat e Ahmetajt, Noka: Qeveria duhet të kishte rënë

Deklaratat e Ahmetajt, Noka: Qeveria duhet të kishte rënë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD-së foli për mediat kur ndër të tjera tha se deklaratat e Arben Ahmetaj janë një alarm i madh.

Noka shprehet se Shqipëria ka dy organizata kriminale, qeverinë Rama që vetëm vjedh dhe SPAK0un që mbulon gjurmët e krimit të organizatës së parë.

 “Numri 2 i rilindjes qartësoi shqiptarët s’kemi të bëjmë me qeveri, por me një organizatë kriminale që kërcënon me jetë çdo njeri që i del kundër. Deklaratat e Ahmetajt ishin alarm i madh.

Vendi ka dy organizata kriminale, qeveria që vetëm vjedh e vjedh, ka një organizatë tjetër kriminale që quhet SPAK duke mbuluar gjurmët e krimit të organizatës e parës. Fsheh provat që Veliaj është pronari real i inceneratorit të Tiranës. Arben Ahmetaj tregoi se pronari është Veliaj dhe 40% një biznesmen shqiptaro-zviceran. Të thënat e Ahmetajt, rrëqethëse.

Nëse do të kishte drejtësi të pavarur, sot qeveria duhet të kishte rënë. Veliaj dhe Rama duhet të ishin marrë të pandehur”, tha Noka.

Të fundit