Flash News

E-TJERA

Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi, drejtohej nga shqiptari dhe gruaja e tij

Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi, drejtohej nga shqiptari dhe

Goditet në Greqi një rrjet prostitucioni. Sipas mediave greke, drejtues ka qenë një shtetas shqiptar dhe gruaja e tij 40-vjeçare nga Uzbekistani, të cilët janë arrestuar.

35 vjeçari shqiptar dhe partnerja e tij “peshkuan” vajza të reja nga Uzbekistani duke u ofruar punë “të arta” në Greqi. Vajzat silleshin në mënyrë ilegale dhe më pas i mbanin në kushte çnjerëzore

Rrjeti i trafikut u çmontua pas tentativës së një gruaje për t’u arratisur nga banda. Sakaq Departamenti i Policisë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore ka ushtruar kontroll në dy banesa të organizatës, në rrugën Neophytou Metaxa, ku edhe u gjetën dhe sekuestruan 2600 euro, një celular, një pasaportë si dhe dëftesa bankare, transferta për në Uzbekistan dhe nga Uzbekistani.

Të fundit