Flash News


E-TJERA

Goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës/ Arrestohen 43 persona, sekuestrohen 4 milionë euro

Goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës/ Arrestohen 43 persona,

Një megaoperacion është zhvilluar nga policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare. Nga informacionet paraprake, pasi operacioni ende nuk ka përfunduar, kanë rënë në pranga 43 persona, ndërsa janë sekuestruar 4 milionë euro.

Policia ka goditur një rrjet i trafikut të drogës në Evropë, ku kishte shqiptarë dhe italianë. Hetimi nga Guardia di Finanza është kryer në bashkëpunim mes autoriteteve të Italisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera europiane.

Detajet do të jepen gjatë një konference për shtyp nga prokurori i Bergamos dhe përfaqësues të autoriteteve të drejtësisë shqiptare në orën 12.30.

Të fundit