Flash News

E-TJERA

Goditet rrjeti i drogës Itali-Shqipëri, sekuestrohen 2300 kg drogë, 5 shqiptarë në pranga

Goditet rrjeti i drogës Itali-Shqipëri, sekuestrohen 2300 kg

Është goditur një rrjet trafikimi i lëndëve narkotike i cili transportonte drogë në linjën Itali-Shqipëri.

Mediat vendase raportojnë se operacioni i kryer nga Drejtoria e Hetimit Antimafia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme prej 2.300 kg drogë, përfshirë këtu marihuanë, kokainë dhe heroine.

Sasia e sekuestruar kapte vlerën e 15 milionë euro. Antimafia ka vënë në pranga 14 persona nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Pesë prej të arrestuarve janë shtetas shqiptarë, ndërsa 9 të tjerë janë italianë. Të gjtihë në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin transportin e lëndës narkotike.

Të fundit