Flash News

E-TJERA

Goditet rrjeti i trafikut të drogës, lëshohen 24 masa sigurie, arrestohet oficeri i Antiterrorit

Goditet rrjeti i trafikut të drogës, lëshohen 24 masa sigurie,

Një operacion i madh ndërkombëtar kundër trafikut të drogës po zhvillohet që prej mëngjesit, duke përfshirë Italinë, Shqipërinë, Francën dhe Anglinë. Sipas vendimit të Gjykatës së Brescias, janë lëshuar 24 masa sigurie ndaj një grupi kriminal, ndër të cilët figurojnë edhe shtetas shqiptarë.

Në Itali, 10 prej masave janë ekzekutuar në provincën e Brescias, ndërsa në Shqipëri, me urdhër të SPAK, është arrestuar oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.

Grupi kriminal kishte bazën në provincat Rovato dhe Palazzolo dhe përbëhej kryesisht nga shqiptarë, të cilët merreshin si me furnizimin, ashtu edhe me shpërndarjen e drogës në rajone të ndryshme të Breshias. Heroina transportohej nga Shqipëria, ndërsa kokaina mbërrinte në Itali nga Amerika e Jugut.

Hetimi ka përfshirë gjithsej 49 persona, nga të cilët 46 janë shqiptarë, dhe gjatë tij janë sekuestruar rreth 3 milionë euro pasuri, të fituara nga aktiviteti kriminal. Drogat dërgoheshin kryesisht me kamionë, ku shoferët bashkëpunonin me grupin, ndërsa në disa raste përdorej edhe transporti me autobus.

Operacioni, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Brescias, është rezultat i një hetimi pesëvjeçar që ka nisur në vitin 2020 dhe është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe zvicerane. Sipas hetuesve, grupi ka përdorur rrugë tregtare ndërkombëtare për të trafikuar kokainë nga Amerika e Jugut drejt porteve të Europës Veriore, e më pas drejt Italisë, duke e fshehur drogën brenda mjeteve të rënda.

Gjatë hetimit janë arrestuar në flagrancë 10 anëtarë të grupit, janë sekuestruar 550 mijë euro, 10 automjete, një pistoletë dhe 130 kilogramë drogë – heroinë dhe kokainë – që në treg do të kishin vlerë rreth 12 milionë euro.

Të fundit