Flash News

E-TJERA

Goditet rrjeti kriminal në Ekuador, i drejtuar nga Dritan Gjika; sekuestrohen 2 ton d*ogë

Goditet rrjeti kriminal në Ekuador, i drejtuar nga Dritan Gjika;

Një mega-operacion i zhvilluar në Ekuador dhe në Spanjë, ka çuar në arrestimin e 30 personave për trafik droge dhe pastrim parash. I quajtur nga autoritetet “La Pampa” ose “Gran Fénix 13”, ka kryer 57 basitsje në disa zona.

Sipas mediave vendase, të arrestuarit ishin të lidhur me një organizatë të trafikut të drogës që drejtohej nga shqiptari Dritan Gjika.

Deri më tani në operacionin Gran Fénix 13 janë sekuestruar: 2 ton 377 kg droge, 450.000 euro, 10 armë zjarri, sekuestrohen 25 automjete, 22 pasuri të sekuestruara dhe 27 terminale celulare.

Sipas hetimeve, Dritan Gjika ishte drejtuesi i kësaj organizate, e cila kishte ndërtuar laborator për prodhimin e drogës në Kolumbi dhe bënte koordinimin e shitjes në Evropë.

Sipas hetimeve, organizata kontaminoi kontejnerë me mallra të ligjshme (banane) për të transportuar drogën në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri.

Policia beson se organizata kishte informacion të privilegjuar për dokumentet detare të tregtisë së jashtme, gjë që ua lehtësonte kontaminimin e disa kontejnerëve javor.

Të fundit