Flash News


E-TJERA

Goditet rrjeti ndërkombëtar i mashtrimeve kibernetike, sekuestrime dhe kontrolle në Tiranë

Goditet rrjeti ndërkombëtar i mashtrimeve kibernetike, sekuestrime dhe
Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një operacion të gjerë ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike, të koduar “Platforma”, duke finalizuar me sukses kontrolle dhe sekuestrime në Tiranë. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet e Gjermanisë, Qipros dhe Izraelit, dhe me mbështetjen e agjencive europiane Eurojust dhe Europol.

Në territorin shqiptar, aksioni u drejtua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Forca e Posaçme Operacionale, nën koordinimin e Prokurorisë së Posaçme SPAK. Në zbatim të një letërporosie të ardhur nga Gjermania, u ushtruan kontrolle në tre ambiente të ndryshme në Tiranë, ku u sekuestruan:

2 aparate celularë
1 laptop
1 njësi kompjuterike
1 USB dhe një hard disk i jashtëm
40 020 euro në para cash
Sipas hetimeve paraprake, bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal që vepronte përmes një platforme të rreme investimesh online, duke mashtruar qytetarë nga vende të ndryshme të Evropës. Deri tani, numërohen mbi 100 viktima të mashtruara me një dëm financiar që kap shifrën e mbi 3 milionë eurove.

Operacioni “Platforma” është pjesë e përpjekjeve të koordinuara ndërkombëtare për të goditur rrjetet kriminale që përdorin teknologjinë për mashtrime financiare në shkallë globale. Autoritetet paralajmërojnë vijimin e hetimeve dhe të operacioneve të ngjashme në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për luftën kundër krimeve kibernetike.

Të fundit