Flash News

E-TJERA

Goditi futbollistin e Skënderbeut, trajneri i Kastriotit dënohet me 12 ndeshje pezullim

Goditi futbollistin e Skënderbeut, trajneri i Kastriotit dënohet me 12

Trajneri i ‘Kastriotit’, Ramadan Ndreu është dënuar nga Disiplina me 12 ndeshje pezullim, pasi goditi me shkelm futbollistin kundërshtar Leonit Vitija në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Kastriotit.

Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

 

Të fundit