Flash News

E-TJERA

Goditi komisionerin në Dibër, shpallet në kërkim 40-vjeçari

Goditi komisionerin në Dibër, shpallet në kërkim
Foto Ilustruese

Një incident është shënuar gjatë votimit në QV nr. 1132 në Dibër, ku sekretari i komisionit të kësaj qendre është goditur me sende të forta nga një qytetar.

Policia ka shpallur në kërkim K. F., 40 vjeç. Mësohet se incidenti ka ndodhur pasi është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative  Melan, Dibër.

Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje””, njofton policia.

Të fundit