Flash News

E-TJERA

Goditi me grusht shokun e skuadrës, Bayern Munich nxjerr në shitje Sadio Mane

Goditi me grusht shokun e skuadrës, Bayern Munich nxjerr në shitje

Aventura e Sadio Manesë tek Bayern Munich mund të përfundojë më shpejt seç mendohej në fillim të sezonit. Sipas mediave gjermane, klubi do të bëjë çfarë të jetë e mundur që ta largojë këtë verë sulmuesin nga Senegali dhe kjo për shkak se goditi me grusht shokun e tij të skuadrës, Leroy Sane, pas ndeshjes me Mançester Sitin.

Gjithashtu theksohet se ai nuk është pjesë e planeve të Tomas Tuchel, pasi nuk përshtatet me skemat e gjermanit. Mane u transferua verën e kaluar te Bayern për 32 milionë euro, duke firmosur një kontratë që e mban atë në Bavari deri në 2025-ën.

Të fundit