Flash News

E-TJERA

Goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin, lihet në burg 14-vjeçari nga Durrësi

Goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin, lihet në

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “arrest me burg” për 14-vjeçari M.K. i cili dy ditë më parë plagosi rëndë me thikë në zemër 15-vjeçarin E.B.

I mituri akuzohet për kryerjen e veprave vrasja me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

“Masë Sigurimi “Vleftesimin e ligjshem te arrestit dhe caktimin e mases se sigurimit ndaj te miturit ne konflikt me ligjin M. K. i dyshuar per kryerjen e veprave penale te parashikuar nga neni 76-22 e 279/2 K.Penal”-   Gjyqtar: Elvis Sulejmani- Gjykim datë 27.11.2025 , ora 14:30- Me dyer të mbyllura (për shkak të parashikimeve ligjore në fuqi dhe veçanërisht për shkak të pjesëmarrjes së të miturit në konflikt me ligjin)”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, 15-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë gjatë sherrit, që dyshohet se lindi prej komenteve në rrjete sociale ndodhet në reanimacionin e spitalit të Durrësit.

Adoleshenti mori dy plagë në zemër, dhe iu nënshtrua një ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Gjendja e tij raportohet e stabilizuar.

Të fundit