Flash News

E-TJERA

Goditi me thikë në zemër Martin Canin, del sot para gjykatës 14-vjeçari

Goditi me thikë në zemër Martin Canin, del sot para gjykatës

Sot në orën 09:30 të mëngjesit është caktuar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit Mario Përlleshaj, i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.

Ngjarja ndodhi ditën e hënë në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ku pas një sherri, mbeti i vrarë Martin Cani.

Si autor i dyshuar i ngjarjes u arrestua Mario Perlleshaj, i cili disa orë pas ngjarjes publikoi në rrjetet sociale foto i gjakosur dhe me thikë në dorë.

Prokurorja Alma Felaj ashpërsoi akuzën për Perlleshajn në “vrasje në rrethana cilësuese”. Policia e kishte referuar ngjarjen për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve te ftohta”.

Të fundit