Flash News

E-TJERA

Goditi operatorin dhe i theu celularin gazetares, vihet në pranga 50-vjeçari në Fier

Goditi operatorin dhe i theu celularin gazetares, vihet në pranga

Është arrestuar këtë të enjte një 50-vjeçar i cili ka goditur në një zonë noterie për shkak të detyrës operatorin e një emisioni investigativ dhe i theu celularin gazetares.

Mësohet se në pranga ka rënë Ilirjan Ymeri. Noterja me inicialet A.H, zyra e së cilës po filmohej prej operatorit dhe gazetares është ish-bashkëshortja e Ilirjan Ymerit.

Veprimet e tij kanë ardhur me pretendimin se nuk duhet të filmonin dhë pasi ka kërkuar të largoheshin nga zyra.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, sapo kanë marrë njoftim se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në një zyrë noterie, një shtetas kishte goditur operatorin e emisionit investigativ “Stop” dhe i kishte thyer celularin gazetares së këtij emisioni, menjëherë kanë organizuar punën duke identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, shtetasin I. Y.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. Y., 50 vjeç, banues në Fier, ish-bashkëshorti i noteres, shtetases A. H.

Ky shtetas, ditën e sotme, në lagjen "15 Tetori", Fier, në zyrën e noterisë të shtetases A. H. (ish-bashkëshortja e tij), kur ka parë operatorin dhe gazetaren e emisionit “Stop”, që po filmonin në zyrën e noteres, ka goditur operatorin dhe i ka thyer celularin gazetares, me pretendimin se nuk duhet të filmonin dhe duhet të dilnin nga zyra e noteres. Operatori dhe gazetarja kanë qenë duke ndjekur ankesën e një qytetari, për noteren A. H.”, njofton policia.

 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Goditja për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës".

Të fundit