Flash News

E-TJERA

Goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, zbardhet dëshmia e Arjan Tases

Goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, zbardhet

Arjan Tase, ish-efektiv policie, përplasi sot për vdekje me gomone, një 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë.

Tase pas ngjarjes u vu në pranga dhe është marrë në pyetje nga oficerët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ai ka deklaruar se në momentin kur ka goditur vajzën, gomonia ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend duke goditur vajzën 7-vjeçare.

Ai ka thënë po ashtu se në mëngjes kishte shkuar me makinë në Porto Palermo për të marrë gomonen e cila sipas tij është në pronësi të djalit të xhaxhait. Tase ka deklaruar se edhe vetë kishte leje drejtimi të mjeteve lundruese.

Të fundit