Flash News

E-TJERA

Goditi pushuesin në bregun e liqenit të Pogradecit, arrestohet fadromisti dhe përgjegjësi i firmës

Goditi pushuesin në bregun e liqenit të Pogradecit, arrestohet

Është arrestuar drejtuesi i fadromës së bashku me përgjegjësin e firmës së pastrimit në Pogradec, pasi një ditë më parë plagosi një pushues me fadromë, gjatë punës për pastrimin e bregut të liqenit.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 31 vjeç (punonjës i një firme pastrimi), banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në plazhin e liqenit, me një mjet teknologjik (fadromë), me të cilin ky shtetas po pastronte mbetjet në bregun e liqenit, ka goditur shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), banues në Tiranë, i cili u dëmtua rëndë dhe për këtë shkak, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 Gjithashtu, nga hetimet për këtë rast, u vu në pranga shtetasi G. D., 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës i kësaj firme pastrimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar punonjësit e firmës dhe nuk i ka sqaruar ata, në lidhje me detyrat”, tha policia në një njoftim për mediat.

Të fundit