Flash News

E-TJERA

Goditi vajzën e mitur me një send të fortë në kokë, arrestohet babai në Lezhë

Goditi vajzën e mitur me një send të fortë në

Një 37-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur. Mikel Ahmeti ka dhunuar vajzën duke e goditur me një send të fortë në kokë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, arrestuan shtetasin M. A, 37 vjeç, pas një denoncimi se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, duke e goditur me një send të fortë në kokë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit