E-TJERA

Tërmeti i fuqishëm shkakton Cunam në Turqi, mediat italiane japin alarmin edhe për Mesdheun (VIDEO)

Tërmeti i fuqishëm shkakton Cunam në Turqi, mediat italiane japin
Pamje nga tërmeti në Turqi

Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë tronditi pak orë më parë brigjet e rajonit Seferihisar në provincën e Izmirit. Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), bën me dije se goditja e fortë u regjistrua në detin Egje, në orën 14:51 me kohën lokale.

Epiqendra e tërmetit kishte një largësi 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir dhe një thellësi 16,54 kilometra.

Forca goditëse ka shkaktuar dëme masive nga ana materiale, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Greqi. Sipas të dhënave të dërimëtanishme, mediat greke raportojnë vetëm për dëme materiale dhe 4 persona të lënduar lehtë gjatë largimit me vrap nga paniku. Autoritetet greke kanë lajmëruar se rreziku më i madh mund të ketë kaluar pasi kjo goditje është edhe më e fuqishmja. Megjithatë, ato u kanë apeluar qytetarëve grek të kenë kujdes nga pasgoditjet në ditët në vijim.

Tërmeti i fuqishëm shkakton Cunam në Turqi, mediat italiane japin
Pamje pas cunamit

Sipas autoriteteve greke lëkundje të tilla janë normale, pasi kjo është një zonë tektonike.

Ndërkaq, ndryshe paraqitet situata në Turqi. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ndërtesa dhe pallate të rrëzuara, dyshohet që nën rrënoja të ketë edhe viktima. Megjithatë raportimet ende nuk konfirmojnë diçka konkrete.

Ndërkohë, pas tërmetit një valë uji është përplasur në brigjet e Izmirit duke shkaktuar një cunam, të përmasave të vogla. Së, fundmi mediat italiane kanë dhënë alarmin për cunam në Mesdhe.

Ditari politik

Të fundit