Flash News

E-TJERA

Goditja e rrjeteve të dr*gës në Tiranë, 38 urdhra arresti dhe mbi 20 të ekzekutuar

Goditja e rrjeteve të dr*gës në Tiranë, 38 urdhra arresti

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion kundër shpërndarjes së drogës, rezultatet e të cilit kanë çuar në lëshimin e 38 masave sigurie për persona të dyshuar si pjesë e rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Deri më tani, mësohet se mbi 20 nga këto masa janë ekzekutuar, ndërsa kontrollet dhe arrestimet vijojnë në disa zona të Tiranës, ku dyshohet për aktivitet të shtuar kriminal.

Nga hetimet e kryera është konstatuar se bëhet fjalë për disa grupe të strukturuara që vepronin në lagje të ndryshme të qytetit, duke siguruar dhe shpërndarë lëndë narkotike për konsumatorët lokalë.

Operacioni është zhvilluar nga forcat e Antidrogës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje zyrtare në vijim.

Të fundit