Flash News

E-TJERA

“Goditja nga pas e makinës, rreng i mirëmenduar”, zbardhet dëshmia e gruas së viktimës në Elbasan: Vrasësi erdhi te xhami i shoferit

“Goditja nga pas e makinës, rreng i mirëmenduar”, zbardhet

Është zbardhur dëshmia e Silvana Cakës, bashkëshortja e Everest Cakës, i cili u ekzekutua mbrëmjen djeshme në një atentat të mirëorganizuar në qytetin e Elbasanit.

Para grupit hetimor, Silvana ka deklaraur se fillimisht kanë menduar se janë përfshirë në aksident e më vonë kuptoi se gjithçka ishte rreng nga ana e vrasësve. Ajo tregon se pasi ndaluan se i goditi makina nga pas, autori i është afruar te xhami i shpferit dhe e ka goditur në gjoks dhe në qafë.

“Menduam se u përfshimë në aksident. Pasi na goditi një makinë nga pas, ndaluam. Menjëherë bashkëshortin e qëlluan me breshëri . Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë”, mësohet të ketë thënë bashkëshortja e viktimës, Silvana Caka.

Ngjarja ndodhi ,mbrëmjen e djeshme në lagjen "Skënderbe" në Elbasan. Everest Caka njihej dhe me emrin Ibrahim Çaka. Ai u qëllua me breshëri plumbash në sy të bashkëshortes në automjetin që drejtonte. Për pasojë, Caka ndërroi jetë, ndërsa e shoqja, Silvana u plagos në dorë.

Burime bëjnë me dije se Caka kishte vetëm pak javë që ishte kthyer nga Gjermania, ndërkohë që lëvizte me makinën e shokut të tij, pavarësisht se posedonte edhe mjete të shtrenjta. Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë Arjan Spahiut. Para 10 ditësh, Everest Çaka është marrë në pyetje nga prokurorë belg në lidhje me vrasjen e kushëririt të tij Arjan Spahiut, të cilët po hetojnë për zbulimin e vrasjes.

“Goditja nga pas e makinës, rreng i mirëmenduar”, zbardhet

Të fundit