Flash News

E-TJERA

“Goditje” Ballkanit të Hapur, marrëveshjet që pritet të miratohen në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 nëntor

“Goditje” Ballkanit të Hapur, marrëveshjet që pritet

Në datën 3 nëntor do të mbahet Samiti i radhës i Procesit të Berlinit në Gjermani. Ky është Samiti i parë që do të mbahet nën udhëheqjen e kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz.

Kujtojmë që iniciativa “Ballkani i Hapur” po mbetet “në hije”. Partnerët ndërkombëtarë janë shprehur se kjo duhet të jetë një nismë gjithpërfshirse dhe jo vetëm me pjesmarrjen e tre shteteve, sikurse është aktualisht.

Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi e kundërshtojnë fuqishëm “Ballkanin e Hapur”. Nga ana tjetër roli i Maqedonisë së Veriut ka qenë pasiv për shkak të problematikave që lidhen me situatën politike, por edhe se fokusi ka qenë te normalizimi i raporteve me Bullgarinë.

Ndërsa Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç i Serbisë vijojnë ta mbështesin fuqishëm. Në Samitin e Procesit të Berlinit pritet të diskutojnë për tregun e përbashkët rajonal dhe operacionalizimin e tij, duke i dhënë një “goditje” nismës rajonale, e cila parashikon objektiva të ngjashme.

Në këtë takim pritet të nënshkruhen disa marrëveshje, katër prej të cilave do të jenë:

1. Marrëveshja për lëvizje me karta të identitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor
2. Marrëveshja për njohje të diplomave
3. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve
4. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes për personat e vendeve të treta me leje qëndrim në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel. Ai shërben si një platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve të lartë zyrtarë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kolegëve të tyre në vendet pritëse të Procesit të Berlinit.

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 5 korrik të vitit 2021, nën udhëheqjen e ish- kancelares gjermane, Angela Merkel.

Të fundit