Flash News

E-TJERA

Goditjet në kokë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e biznesmenit Çangu

Goditjet në kokë, përkeqësohet gjendja

Gjendja shëndetësore e biznesmenit që u dhunua dhe grabit mëngjesin e së dielës është rënduar. Për shkak të goditjeve në kokë Namik Çangu ka pasur hemorragji dhe po merr trajtim të specializuar.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në komisariat disa persona me precedentë në fushën e vjedhjeve në zonën ku ndodhi ngjarja.

Në dëshminë e dhënë për mediat, biznesmeni u shpreh se grabitësit e lidhën dhe e dhunuan. “Më kanë prerë gishtin me gërshërë” tha ai duke shtuar se “njëri nga autorët ishte më uniformë policie”.

Policia ka shkuar sërish sot për t'i marrë dëshmi biznesmenit, por gjendja e tij shëndetësore e ka bërë të pamundur.

 

Të fundit