Flash News

E-TJERA

“Gol, bëri gol”, deputetët ndjekin ndeshjen e Botërorit në Kuvend. Balla mbetet me gojë hapur

“Gol, bëri gol”, deputetët ndjekin ndeshjen e

Ndërsa në Kuvend po diskutohet që prej paradites lidhur me projektin për Portin e Durrësit, disa deputetë janë parë më shumë të fokusuar te ndeshja e botërorit mes Brazilit dhe Serbisë.

Madje, teksa kreu i grupit parlamentar socialit Taulant Balla ka qenë duke parë ndeshjen nga celulari, kjo ka shqetësuar deputetet demokrate Ina Zhupa teksa po fliste. Kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen që të ulte zërin pasi po e shqetësonte gjatë kohës që po fliste në Foltore.

“Gol, bëri gol”, deputetët ndjekin ndeshjen e

“Zoti Balla ka mundësi që futbollit t’ia ulni pak zërin”, tha Ina Zhupa.

“Bëri gol Brazili”, dëgjohet të thotë nga vendi Balla.

Të fundit