Flash News

E-TJERA

Video/ Gola në “frymën” e fundit, ndeshja Roma-Milan mbyllet barazim mes emocionesh

Video/ Gola në “frymën” e fundit, ndeshja Roma-Milan

Dueli i drejtpërdrejtë për zonën Champions mes Romës dhe Milanit u mbyll në një barazim spektakolar 1-1. Të dyja skuadrave u duhej fitorja pasi janë në konkurencë me Lazion, Interin dhe Juventusin për katër vendet e para në kampionat.

Ndeshja nuk nisi mirë për skuadrën e Mourinhos. Trajneri portugez detyrua të bënte një zëvendësim në minutën e 10-të, pasi Kumbulla u dëmtua gjatë një dueli me Giroud.

Të dyja skuadrat ishin të kujdesshme në pjesën e parë, pasi nuk u regjistrua asnjë goditje në portë.

Pjesa e dytë ishte mjaft e luftuar mes të dyja skuadrave, ku rastet nuk munguan, por megjithatë duhej pritur minutat e fundit për të parë gola.

Në minutën e 93’ sulmuesi i Romës, Tammy Abraham shënoi golin e avantazhit për vendasit duke ngritur në këmbrëgjithë stadiumin. U duk se ndeshja do përfundonte me fitoren e kryeqytetasve, por në minutën e 97’, Milani barazoi me Saelemakers.

Një rezultat që nuk kënaq asnjë prej skuadrave pasi rivalët janë afër në renditje.

GOLI I ROMËS

GOLI I MILANIT



RENDITJA:

Video/ Gola në “frymën” e fundit, ndeshja Roma-Milan

Të fundit