Flash News

E-TJERA

Golem/ Gjendet i pajetë në breg të detit një shtetas ukrainas, dyshohet se është mbytur

Golem/ Gjendet i pajetë në breg të detit një shtetas

Gjendet pa shenja jete një shtetas ukrainas në plazhin e Golemit.

Bëhet fjalë për A. R., rreth 66 vjeç. Sipas policisë, 66-vjeçari dyshohet se është mbytur në det duke u larë.

“Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det”, njofton policia.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se brenda tre ditëve të fundit ky është rasti i katërt i mbytjes në det. Të dielën u mbytën dy pushues nga Maqedonia e Veriut në plazhin e Spillesë po në Kavajë, ndërsa një pushues nga Kosova u mbyt në plazhin e Velipojës.

 

Të fundit