Flash News

E-TJERA

“Golf 5” përplaset me karrotrecin, merr përpara edhe 4 të rinj, plagosen 3 prej tyre

“Golf 5” përplaset me karrotrecin, merr përpara edhe 4

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e 5 Majit, në Tiranë.

Mjeti tip Golf 5 është përplasur me një karrotrec që ndodhej i parkuar në rrugë. Pas përplasjes me karrotrecin, mjeti ka përplasur edhe 4 të rinj që ndodheshin në rrugë.

Për pasojë, 3 nga 4 të rinjtë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë shkaku i aksidentit.

Të fundit