Flash News

E-TJERA

Goli nga Spanja, reagon futbollisti shqiptar: Nuk po luani me Azebajxhanin

Goli nga Spanja, reagon futbollisti shqiptar: Nuk po luani me Azebajxhanin

Futbollisti Kadri Birja ka komentuar golinj e Spanjës në portën e kombetares shqiptare, ndeshje e cila po luhet sonte në Duseldorf. 

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ai tha se pavarësisht se tashmë kemi pësuar një gol nga Spanja, nuk duhet ta bëjmë tragjike, pasi po luajmë me një skuadër të fuqishme e jo me Azerbajxhanin.

“Nëse gabon Mitaj duhet të vijë një lojtar tjetër, asnjë nga dy mesfushorët nuk zbriti poshtë për të mbrojtur qendrën. Nëse gabon një duhet ta zëvendësojë tjetri.

Pastaj ky është një rezultat i pritshëm për ne, se po bëjmë sikur është tragjedi sikur na ka bërë gol Azerbajxhani, na ka bërë gol Spanja. Por të pësojmë këto gola për vendosje në fushë ky është gabim i madh se ne e dimë shumë mirë se me kë po luajmë”,-tha Kadri Birja.

Të fundit