Flash News

E-TJERA

Gomat copash dhe disqet në tokë, mjeti shkatërrohet pas përplasjes tek diga e Liqenit Artificial

Gomat copash dhe disqet në tokë, mjeti shkatërrohet pas

Një aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm (22 gusht) në digën e Liqenit Artificial.

Një automjet tip BMW X6 është përplasur në zonën e dedikuar vetëm për këmbësorë.

Gomat copash dhe disqet në tokë, mjeti shkatërrohet pas

Siç shihet nga fotot makina, e cila nuk ka targa, është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar.

Nuk dihet ende sa persona kanë qenë në automjet. Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Gomat copash dhe disqet në tokë, mjeti shkatërrohet pas

Fotot nga vendngjarja janë postuar në Facebook nga pedagogu dhe aktivisti, Ervin Goci, i cili ka hasur në këtë skenë tronditëse në orët e para të mëngjesit.

Me ironi ai i drejtohet ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, duke kërkuar asgjë më shumë se sa skedimi i personave me precedentë që drejtojnë mjetet në rrugët e vendit.

“Ministrit të Brendshëm që ka passion të takojë turistët, nuk i kërkojmë asgjë më shumë veccse të skedojë të gjithë ata me precedent në timon, të shikojë pak këtë punën e kuajve fuqi të makinës dhe mirësisht kërkojmë të bëjë ccmos që makinat mos të na fluturojnë në ballkon, pa në rrugë e dimë që na ruan Zoti”, shkruan Goci.

Të fundit