Flash News

E-TJERA

Gomonia me 577 kg drogë në Karaburun/ Arrestohen tre persona, policia jep detaje: Operacioni zgjati disa orë

Gomonia me 577 kg drogë në Karaburun/ Arrestohen tre persona, policia
Foto ilustruese

Një ditë më parë u sekuestruan më shumë se 577 kg kanabis në një gomone. Policia njofton se ka arrestuar tre persona, si përgjegjës për trafikimin e lëndës narkotike. Personat që kanë rënë në pranga janë banues në Vlorë dhe kanë inicialet: M. B., 43 vjeç, H. M., 27 vjeç dhe Ë. M., 34 vjeç.

Operacioni i koduar “Karaburuni” zgjati disa orë dhe u finalizua më vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, Vlorë. Policia bën me dije se ka sekuestruar mjetin lundrues gomone, në bordin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 577 kg lëndë narkotike, një pjesë në formë çokollate.

"Ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë. Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia", thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo e fundit po vijon punën për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje. Gomonia ishte pikasur nga autoritetet që në bord, aty ku nisi operacioni. Lënda narkotike kishte si destinacion Italinë.

Të fundit