Flash News

E-TJERA

Gonzato flet nga Fieri: Nuk po bëj vëzhgim zgjedhor, incidentet do të hetohen

Gonzato flet nga Fieri: Nuk po bëj vëzhgim zgjedhor, incidentet do

Silvio Gonzato, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, ka folur nga Fieri aty ku vëzhgoi nga afër procesin e votimit.

Gonzato tha për mediat se marrëveshja e bashkëpunimit institucional po ecën mirë dhe se inidentet që kanë ndodhur deri tani do të hetohen.

“Kjo është ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, në veçanti pas çeljes së negociatave. Unë sot nuk po bëj vëzhgim zgjedhor. Unë po shikoj sesi po ecin zgjedhjet. Zgjedhjet e sotme janë shumë të rëndësishme. ODIHR po vëzhgon zgjedhjet dhe ata më pas do japin gjetjet dhe rekomandimet e tyre. Sapo kam arritur në qarkun e Fierit. Unë doja të takohesha me SPAK, për të parë punën që po bëjnë. Po vëzhgoj sesi po ecën puna e bashkëpunimit mes institucioneve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Marrëveshja e bashkëpunimit institucional po ecën mirë. Incidentet do të hetohen nga institucionet e vendit. Erdha në Fier, që mos të mbetëm në Tiranë. Isha në Durrës isha, sepse kishte informacione për bandat, kishim informacione edhe për bandat në Fier dhe erdha këtu”, tha ambasadori i BE.

Të fundit