Flash News

E-TJERA

Gonzato i dorëzon Ramës progres-raportin e KE, me rezerva për 11 Majin

Gonzato i dorëzon Ramës progres-raportin e KE, me rezerva për 11

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i ka dorëzuar kryeministrit Rama progres-raportin e KE-së për Shqipërinë.

Në konferencën e përbashkët me Ramën, ambasadori theksoi se tashmë Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare.

“Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. 5 nga 6 kapituj janë hapur. E gjithë kjo është arrritur me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe dua të përgëzoj autoritetet shqiptare për këtë rezultat të shfrytëzojmë këtë mundësi unike, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për t’u afruar me standartet e BE”, tha Gonzato.

Duke iu referua zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, ambasadori i BE vuri në dukje abuzimet publike nga qeveria.

“Gjetjet e këtij raporti nuk janë surprizë. Më lejoni të them që në përgjithësi, raporti për Shqipërinë është pozitiv. Raporti vlerësonte nivelin e lartë të dëshirës për të ecur përpara në negociata. Vërehen fakte që Shqipëria vazhdon të jetë në përputhje të plotë me politikën e jashtme. Në lidhje me kriteret politike, raportoi vlerëson që institucionet politike janë sfiduar.

Sa i përket zgjedhjeve raporti thotë se zgjedhjet ishin konkurruese, por që u abuzuan nga burimet publike që çuan në mungesën e pabarazisë në garë. Më lejoni të përshëndes krijimin për reformën zgjedhore. Krijimi i këtij komisioni do të çojë në një reformë të re zgjedhore. Rezultate pozitive janë arritur në reformën në drejtësi”, deklaroi Gonzato.

Të fundit