Flash News

E-TJERA

Gonzato: Shqipëria duhet të rrisë ritmin e reformave, monitorim rigoroz i BE

Gonzato: Shqipëria duhet të rrisë ritmin e reformave, monitorim

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka theksuar se Shqipëria duhet të rritë ritmin e reformave, nën monitorimin rigoroz nga BE dhe shtetet anëtare.

Gonzato tha se Shqipëria duhet të bëjë reforma etike dhe të përfundojë transformimet politike e ekonomike të vendit.

“Javën e kaluar KE miratoi edhe agjendën e reformave për planin e rritjes, ideja kryesore është për të sjellë disa prej përfitimeve, kjo përfshin mundësitë për të interferuar më mirë në Bashkimin Evropian, nivele të tjera financiare. Shqipëria duhet të rrisë ritmin e reformave, do të ketë monitorim rigoroz nga BE dhe shtetet anëtare se siç e dini vendimi jepet nga ato.

Nuk ka kohë për t’u zvarritur. Paketa e zgjerimit të 2024 e miratuar kësaj jave kërkon udhëzues të qartë duhet mbështetje partiake e gjerë, strukturë e efiçente e negociatave dhe konsultime me aktorët e shoqërisë të Shqipërisë, duhet të bëjë reforma etike dhe të përfundojë transformimet politike dhe ekonomike me të gjithë aktorët”, tha Gonzato.

Të fundit