Flash News

E-TJERA

Grabisnin banesa, përfundojnë në pranga tre shqiptarë në Belgjikë

Grabisnin banesa, përfundojnë në pranga tre shqiptarë

Policia belge ka arrestuar tre shqiptarë pas një sërë vjedhjesh në zonën e Deerlijk. Ata akuzohen për 7 grabitje që kanë ndodhur gjatë muajit shkurt, më saktësisht midis datave 13 dhe 17.

Tre shqiptarët janë zbuluar pasi makina që kanë përdorur për të kryer grabitjet u pikas nga autoritetet belge sepse ishte parë në një nga vendngjarjet.

Uniformat blu i kishin gjetur shqiptarëve disa bizhuteri dhe sende me vlerë, gjithashtu dhe një sasi prej 7000 eurosh që dyshohet se janë marrë nga banesat e vjedhura.

Të fundit