Flash News

E-TJERA

‘Grabisnin’ qytetarët te Liqeni, polici bashkiak: E bëja për të shlyer kredinë

‘Grabisnin’ qytetarët te Liqeni, polici bashkiak: E bëja

Një polic i Bashkisë së Tiranës dhe një oficeri i rendit në Komisariatin nr. 1, përdornin qytetarët për të fituar para.

Sajmir Muzikanti 39 vjeç, me detyrë polic bashkiak, ka pohuar se i merrte lekë qytetarëve pasi kishte për të shlyer një kredi. Ai pohon se bashkëpunëtor ka pasur Serxhio Canin 22 vjeç, me detyrë officer rendi.

“Sa herë që isha turni i tretë në punë merrja në telefon Serxhion dhe i thoja hajde dalim nga Liqeni. Për shkak të kredisë që kam detyrohesha t’u merrja paratë me zor qytetarëve. Këtë gjë e kam bërë në bashkëpunim me Serxhion”, ka dëshmuar ai.

Cani ka mohuar të jetë i përfshirë në ‘grabitje’. Ndërsa provat e mbledhura nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vërtetojnë të kundërtën e deklaratës së 22-vjeçarit.

Dy efektivët dilnin në zonën e Liqenit kur niste të binte errësira dhe kërkonin para nga qytetarët të moshave të ndryshme ose në të kundërt i kërcënonin me shoqërim në komisariat.

Të fundit