Flash News

E-TJERA

Grabiste me dhunë, arrestohet basketbollisti i kombëtares shqiptare në Holandë

Grabiste me dhunë, arrestohet basketbollisti i kombëtares shqiptare

Një lojtar i kombëtares shqiptare të basketbollit të të rinjve është arrestuar në Holandë pasi dyshohet se bashkë me dy të rinj të tjerë është përfshirë në një vjedhje me dhunë. Mediat vendase kanë raportuar se tre të rinj, përfshirë H.B., një basketbollist shqiptar 22-vjeç që jeton në Bruksel, kanë grabitur me dhunë një telefon në Vilvoorde të Holandës.

Personi që u grabit kishte nxjerrë telefonin e tij në shitje online. Në momentin kur blerësi i supozuar e takoi, menjëherë spërkati me spraj djegës viktimën në fytyrë.

Megjithatë, viktima e përshkroi autorin e dyshuar, teksa hetuesit shkuan te basketbollisti shqiptar.

Prokurorët kërkuan një shërbim komunitar prej 200 orësh ose një dënim me burg prej 14 muajsh për secilin prej autorëve të dyshuar.

Të fundit