Flash News

E-TJERA

I grabitën 3.5 milionë lekë kompanisë, ndalohet menaxheri, procedohet punonjësja

I grabitën 3.5 milionë lekë kompanisë, ndalohet menaxheri,
Foto Ilustruese

Policia ka ndaluar menaxherin e një kompanie private dhe ka proceduar penalisht një tjetër pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën një shumë parash prej 3.500.000 lekësh.

Sipas policisë, është ndaluar A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja me iniciale J. D., 35 vjeçe

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. D., 34 vjeç, me detyrë menaxher i një kompanie private, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja me iniciale J. D., 35 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shumën 3.500.000 lekë të rinj në subjektin ku punonin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.

 

Të fundit