Flash News

E-TJERA

Grabiten disa dosje në zyrën e Administrimit të Tokës në Vlorë, në kërkim autori  

Grabiten disa dosje në zyrën e Administrimit të Tokës

Zyra e Administrimit të Tokës në Vlorë është grabitur mesnatën e djeshme nga një person ende i paidentifikuar. Sipas policisë, grabitësi ka vjedhur disa dokumente për të cilat po punohet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Drejtori i zyrës Bardhi Gjika se hajduti ka hyrë nga dritarja e zyrës së zëdhënësit dhe ka dalë më pas nga dera kryesore pasi ka thyer dyert e dy zyrave, të pronës dhe Mbrojtjes së tokës. Dyshohet se hajduti ka qenë i armatosur.

“Rreth mesnatës jam njoftuar që kanë hapur zyrat. Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat. Zyrat e pronave. Gjeta policinë dhe rojet. Po bëjmë një inventar për të parë se çfarë mungon. Është hapur edhe zyra e drejtorisë dhe administrimit të mbrojtjes së tokës. Nuk kemi për të thënë vjedhje dosjesh sa të mësojmë. Nëse ka humbur një dokument. Monitorohet nga kamerat. Roja e ka konstatuar dhe ka njoftuar. Ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe pastaj ka dalë nga dera kryesore”, shprehet Bardhi Gjika.

 

Të fundit