Flash News

E-TJERA

Grabitën një kasafortë, arrestohen dy persona në Tiranë

Grabitën një  kasafortë, arrestohen dy persona në

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona A. Xh, 40 vjeç dhe L. Gj, 38 vjeç,  pasi vodhën një kasafortë më 15000 euro në një shtëpi.

Ndërkohë policia bën me dije se njëri prej të arrestuarve aktualisht ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi për të njejtën vepër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin vjedhur kasafortën me një shumë parash, në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Reagimi", për zbardhjen e rastit.

Si rezultat i operacionit u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
A. Xh., 40 vjeç dhe L. Gj., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë, të dënuar më parë për vjedhje. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. Xh. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimet e kryera gjatë operacionit dyshohet se këta shtetas, më datë 02.06.2025, kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro, në një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, njofton policia.

Të fundit