Flash News

E-TJERA

Grabitet banesa e biznesmenit në Krujë, grabitësit torturojnë kryefamiljarin

Grabitet banesa e biznesmenit në Krujë, grabitësit

Një banesë në Krujë është grabitur në Nikël të Krujës.

Sipas burimeve të para është mësuar se është grabitur  banesa e biznesmenit Nazmi Çangut në Nikël. Teksa burime për mediat bëjnë me dije se 10 persona të armatosur kanë grabitur shtëpinë e biznesmenit.

Mësohet se ngjarja  ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Nikel rreth orës 1 të mëngjesit. Ata kanë hyrë në banesë kanë mbyllur në një dhomë familjarët, ndërsa biznesmenin e kanë mbajtur në një dhomë tjetër ku e kanë lidhur dhe dhunuar.

Grabitësit kanë dhunuar biznesmenin pasi i kanë kërkuar që t’i jepte çelësin e kasafortës që kishte në shtëpi. Ata kanë marrë rreth 100 mijë euro, lekë dhe flori.  

Grabitet banesa e biznesmenit në Krujë, grabitësit
foto e biznesmenit të dhunuar

Të fundit