Flash News

E-TJERA

Grabitet banesa e një të moshuare në Tiranë, autorët marrin një shumë parash

Grabitet banesa e një të moshuare në Tiranë, autorët

Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në Tiranë, në banesën e një të moshuare. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, ku dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe.

Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 “Gjatë natës, në rrugën “Myslim Keta”, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases N. Ç, 80 vjeçe. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit