Flash News

E-TJERA

Grabitet banesa e Vaçe Zelës në Tiranë, hajdutët morën dekoratat dhe bizhuteritë

Grabitet banesa e Vaçe Zelës në Tiranë, hajdutët

Shtëpia e ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, është grabitur. Mësohet se ngjarja është denoncuar nga motra e këngëtares, e cila kujdesej për banesën e saj në Tiranë.

Persona ende të paidentifikuar mësohet të kenë grabitur dekoratat, kutitë me bizhuteri dhe disa sende të çmuara. Motra e Vaçe Zelës ka deklaruar se sapo ka tentuar të hapë me çelës derën, konstatoi se ajo ishte e hapur.

“Rreth orës 19:45 shkova në shtëpi si përherë dhe vura re se dera nuk ishte e kyçur, por u hap menjëherë sapo e preka. Hyra brenda dhe pashë rrëmujë, rrobat i kishin hedhur përtokë, ndaj menjëherë njoftova fqinjën në katin sipër që lajmëroi policinë”, ka thënë motra e këngëtares.

Patrullat e policisë të nisura në vendngjarje nuk kanë gjetur prova evidente që mund t’i çojnë në gjurmët e hajdutëve. Ndërsa është gjetur vetëm një fije floku e dërguar në laborator.

Ikona e muzikës së lehtë shqiptare, Vaçe Zela, u nda nga jeta në shkurt të vitit 2014 në Zvicër, ku jetonte bashkë me vajzën e saj.

Të fundit