Flash News

E-TJERA

Grabitet banesa në Sukth, “maskat” marrin kursimet e familjes

Grabitet banesa në Sukth, “maskat” marrin kursimet e familjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Sukth, ku persona ende të paidentifikuar, të maskuar dhe të armatosur, kanë grabitur një banesë.

Sipas raportimeve, nën kërcënimin e armëve, autorët morën një shumë parash, që përfaqësonte kursimet e familjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Nuk dihet ende se kush janë autorët, sakaq Policia ka nisur hetimet për identifikimin e tyre. Blutë kanë marrë edhe dëshmitë e anëtarëve të familjes, për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

 

Të fundit