Flash News

E-TJERA

Grabitet banesa në Vaun e Dejës, "maskat" i drejtojnë armën pronarit, marrin 5 mln lekë dhe kamerat e sigurisë

Grabitet banesa në Vaun e Dejës, "maskat" i drejtojnë

Një banesë është grabitur gjatë natës së kaluar në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës. Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë marrë një shumë parash prej 5 milionë lekësh të vjetra.

Në banesë ndodhej 25 vjeçari Pashk Meli dhe dy prindërit e tij të moshuar. Ngjarja ka ndodhur në orën 3:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë dëgjuar zhurmën e grabitësve dhe janë zgjuar, por 25-vjeçarit i është vënë arma në kokë dhe nuk ka mundur të bëjë dot asnjë reagim.

Fillimisht tre grabitësit kanë marrë serverin e kamerave të sigurisë dhe më pas lekët të cilat ndodheshin në një arkë të madhe që kishte e zonja e shtëpisë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve

Të fundit